Njoftime

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

Në mbështetje të ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, VKM-së nr. 81 datë 14.02.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara”, Urdhërit të Kryeministrit nr.3 datë 12.01.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara”; të Rregullores “Për metodat e brendshme të punës dhe për sjelljen e personelit të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP)” miratuar me Urdhër të Ministrit të Brendshëm nr.365 datë 16.04.2019; të Urdhërit të Brendshëm nr. 505 prot. datë 04.03.2021 “Për miratimin e Manualit për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe procedurave, për plotësimin e vendeve të lira të punës në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara”; Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP) shpall 3 (tre) vendet e lira të punës, si vijon:

 

 

  1. Koordinator/e, Drejtoria e Zhvillimit të Prokurimeve – kategoria e pagës III-a – 3 (tre) vende

           

  • Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin:
  1. Realizon detyrat në përputhje me legjislacionin, objektivat e institucionit, standardet administrative dhe procedurat teknike, duke mbajtur parasysh edhe praktikat profesionale.
  2. Kryen detyra brenda udhëzimeve të përgjithshme e të veçanta, lidhur me objektivat e drejtorisë dhe brenda afateve të përfundimit të tyre.
  3. Raporton pranë drejtorit të drejtorisë në mënyrë periodike në lidhje me ecurinë e realizimit të detyrave të tij.
  4. Propozon zgjidhje tek drejtori i drejtorisë për problemet e hasura; Ndihmon në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  5. Kryen me përgjegjshmëri detyrat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, si anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave, në procedurat ku është caktuar.
  6. Shfrytëzon të gjithë kapacitetin profesional dhe njerëzor për realizimin e objektivave brenda fushës së përgjegjësisë.
  7. Përgatit dhe administron dokumentacionin e komisionit të vlerësimit të ofertave, për procedurat e prokurimit të caktuara nga kryetari i komisionit.
  8. Siguron të dhëna të detajuara, analiza dhe njohuri të specialitetit, ofron ide dhe mendime teknike, argumenton nga ana teknike propozimet përkatëse, sipas fushës së ekspertizës dhe objekteve të prokurimit që kryen ABP si organ qendror blerës.
  9. Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.

 

  • Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë pozicion:
  1. Kritere të përgjithshme:
  2. Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral.
  3. Të jetë shtetas shqiptar; të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  4. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  5. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  7. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose shërbimi civil.
  8. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.

 

  1. Kritere të posaçme:
  2. Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:

Arsimi: Master Shkencor dhe/ose Master Profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike.

Të ketë përfunduar studimet Bachelor dhe Master në të njëjtën fushë. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

Njohuri dhe aftësi: njohuri shumë të mira të specialitetit brenda fushës profesionale; njohuri shumë të mira të legjislacionit për prokurimin publik sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria dhe njohuri shumë të mira të procedurave administrative; aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet; aftësi për të shqyrtuar, verifikuar dhe vlerësuar; aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi; aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja.

Eksperienca: Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion. Të ketë eksperiencë në fushën e prokurimit publik. Preferohet eksperienca të mëparshme në pozicione te ngjashme si koordinator/ekuivalent.

Gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve Ëord, Excel, Internet.

  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për punësim / Letër motivimi
  2. Jetëshkrim
  3. Fotokopje të diplomës Master Shkencor / Master Profesional (përfshirë edhe diplomën Bachelor).
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  8. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm ose vlerësimin e fundit nga eprori direct (nëse mund të disponohet);
  9. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që nuk ka masë disiplinore në fuqi (nëse mund të disponohet);
  10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.

  • Paraqitja e aplikimeve nga kandidatët brenda datës 20.12.2021, nëpërmjet: postës zyrtare / e-mail endrimullai@mb.gov.al / dorëzimit në protokollin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.
  • Shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar nga kandidatët dhe njoftimi i kandidatëve që nuk janë të kualifikuar për të vazhduar me intervistën së bashku me arsyet përkatëse, duke iu lënë 2 ditë afat për paraqitjen e ankesave të mundshme, brenda datës 27.12.2021.
  • Njoftimi i kandidatëve të kualifikuar dhe zhvillimi i intervistës me ta nga komisioni “Ad-Hoc”, brenda datës 10.01.2022.
  • Njoftimi i kandidatit fitues për secilin pozicion pune, si dhe njoftimi i kandidatëve të tjerë të renditur me pikë më të ulëta se fituesi, duke iu lënë 2 ditë afat për paraqitjen e ankesave të mundshme, brenda datës 17.01.2022.