Në mbështetje të ligjit nr.7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në RSH”, i ndryshuar, VKM-së nr. 81 datë 14.02.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara”, Urdhërit të Kryeministrit nr.3 datë 12.01.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara”; të Rregullores “Për metodat e brendshme të punës dhe për sjelljen e personelit të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP)” miratuar me Urdhër të Ministrit të Brendshëm nr.365 datë 16.04.2019; të Urdhërit të Brendshëm nr. 505 prot. datë 04.03.2021 “Për miratimin e Manualit për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe procedurave, për plotësimin e vendeve të lira të punës në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara”; Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (ABP) shpall 3 (tre) vendet e lira të punës, si vijon:
- Specialist/e, Drejtoria Teknike, Sektori i Standarteve dhe Prokurimit të Mallrave – kategoria e pagës III-b – 1 (një) vend.
- Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin:
Realizon detyrat në përputhje me legjislacionin, objektivat e institucionit, standardet administrative dhe procedurat teknike, duke mbajtur parasysh edhe praktikat profesionale; Kryen detyra brenda udhëzimeve të përgjithshme e të veçanta, lidhur me objektivat e sektorit përkatës dhe brenda afateve të përfundimit të tyre; Kryen detyra rutinë brenda funksionit, në përputhje me udhëzimet verbale apo me shkrim të eprorëve dhe nën mbikëqyrjen e përgjegjësit të sektorit; Trajton me përgjegjshmëri dhe në afat, praktikat e dhëna për ndjekje nga përgjegjësi i sektorit përkatës; Raporton pranë përgjegjësit të sektorit përkatës në mënyrë periodike në lidhje me ecurinë e realizimit të detyrave të tij; Identifikon mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe teknikave të punës; Ndihmon në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; Kontribuon në realizimin e detyrave të ngarkuara nga eprorët, për punë që lidhen me fushën e përgjegjësisë së sektorit përkatës; Shfrytëzon të gjithë kapacitetin profesional dhe njerëzor për realizimin e objektivave brenda fushës së përgjegjësisë; Merr pjesë në njësitë e prokurimit të ngritura nga titullari dhe zbaton me përgjegjshmëri detyrat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi; Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.
- Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion:
Kritere të përgjithshme: Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral. Të jetë shtetas shqiptar; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; të mos ketë masë disiplinore në fuqi; ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose shërbimi civil.
Kritere të posaçme: Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:
Arsimi: Master Shkencor dhe/ose Master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
Njohuri dhe aftësi: Njohuri të gjera brenda fushës profesionale dhe legjislacionit për prokurimin publik, sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria; njohuri shumë të mira të procedurave administrative; aftësi analitike dhe planifikim të pavarur nisur nga detyrat e pozicionit të punës; aftësi për të respektuar afatet dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja; njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; aftësi për të integruar informacionin me politikat institucionale; aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje, për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione politikash dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre; aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi.
Eksperienca: Të ketë të paktën 2 vite përvojë pune në profesion. Të ketë eksperiencë në fushën e prokurimit publik. Preferohet eksperienca të mëparshme në pozicione te ngjashme.
Gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve Word, Excel, Internet.
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për punësim / Letër motivimi
- Jetëshkrim
- Fotokopje të diplomës Master Shkencor / Master Profesional (përfshirë edhe diplomën Bachelor).
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm ose vlerësimin e fundit nga eprori direct (nëse mund të disponohet);
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që nuk ka masë disiplinore në fuqi (nëse mund të disponohet);
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
- Paraqitja e aplikimeve nga kandidatët brenda datës 20.12.2021, nëpërmjet: postës zyrtare / e-mail endrimullai@mb.gov.al / dorëzimit në protokollin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.
- Shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar nga kandidatët dhe njoftimi i kandidatëve që nuk janë të kualifikuar për të vazhduar me intervistën së bashku me arsyet përkatëse, duke iu lënë 2 ditë afat për paraqitjen e ankesave të mundshme, brenda datës 27.12.2021.
- Njoftimi i kandidatëve të kualifikuar dhe zhvillimi i intervistës me ta nga komisioni “Ad-Hoc”, brenda datës 10.01.2022.
- Njoftimi i kandidatit fitues për secilin pozicion pune, si dhe njoftimi i kandidatëve të tjerë të renditur me pikë më të ulëta se fituesi, duke iu lënë 2 ditë afat për paraqitjen e ankesave të mundshme, brenda datës 17.01.2022.
- Specialist/e, Drejtoria Teknike, Sektori i Standarteve dhe Prokurimit të Shërbimeve – kategoria e pagës III-b – 2 (dy) vende.
- Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin:
Realizon detyrat në përputhje me legjislacionin, objektivat e institucionit, standardet administrative dhe procedurat teknike, duke mbajtur parasysh edhe praktikat profesionale; Kryen detyra brenda udhëzimeve të përgjithshme e të veçanta, lidhur me objektivat e sektorit përkatës dhe brenda afateve të përfundimit të tyre; Kryen detyra rutinë brenda funksionit, në përputhje me udhëzimet verbale apo me shkrim të eprorëve dhe nën mbikëqyrjen e përgjegjësit të sektorit; Trajton me përgjegjshmëri dhe në afat, praktikat e dhëna për ndjekje nga përgjegjësi i sektorit përkatës; Raporton pranë përgjegjësit të sektorit përkatës në mënyrë periodike në lidhje me ecurinë e realizimit të detyrave të tij; Identifikon mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe teknikave të punës; Ndihmon në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; Kontribuon në realizimin e detyrave të ngarkuara nga eprorët, për punë që lidhen me fushën e përgjegjësisë së sektorit përkatës; Shfrytëzon të gjithë kapacitetin profesional dhe njerëzor për realizimin e objektivave brenda fushës së përgjegjësisë; Merr pjesë në njësitë e prokurimit të ngritura nga titullari dhe zbaton me përgjegjshmëri detyrat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi; Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.
- Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion:
Kritere të përgjithshme: Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral. Të jetë shtetas shqiptar; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; të mos ketë masë disiplinore në fuqi; ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose shërbimi civil.
Kritere të posaçme: Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:
Arsimi: Master Shkencor dhe/ose Master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
Njohuri dhe aftësi: Njohuri të gjera brenda fushës profesionale dhe legjislacionit për prokurimin publik, sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria; njohuri shumë të mira të procedurave administrative; aftësi analitike dhe planifikim të pavarur nisur nga detyrat e pozicionit të punës; aftësi për të respektuar afatet dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja; njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike; aftësi për të integruar informacionin me politikat institucionale; aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje, për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione politikash dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre; aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi.
Eksperienca: Të ketë të paktën 2 vite përvojë pune në profesion. Të ketë eksperiencë në fushën e prokurimit publik. Preferohet eksperienca të mëparshme në pozicione te ngjashme.
Gjuhë të huaja dhe njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të përdorimit të programeve Ëord, Excel, Internet.
- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për punësim / Letër motivimi
- Jetëshkrim
- Fotokopje të diplomës Master Shkencor / Master Profesional (përfshirë edhe diplomën Bachelor).
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm ose vlerësimin e fundit nga eprori direct (nëse mund të disponohet);
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që nuk ka masë disiplinore në fuqi (nëse mund të disponohet);
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Mosdorëzimi i dokumentave të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.
- Paraqitja e aplikimeve nga kandidatët brenda datës 20.12.2021, nëpërmjet: postës zyrtare / e-mail endrimullai@mb.gov.al / dorëzimit në protokollin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara.
- Shqyrtimi i dokumentacionit të dorëzuar nga kandidatët dhe njoftimi i kandidatëve që nuk janë të kualifikuar për të vazhduar me intervistën së bashku me arsyet përkatëse, duke iu lënë 2 ditë afat për paraqitjen e ankesave të mundshme, brenda datës 27.12.2021.
- Njoftimi i kandidatëve të kualifikuar dhe zhvillimi i intervistës me ta nga komisioni “Ad-Hoc”, brenda datës 10.01.2022.
- Njoftimi i kandidatit fitues për secilin pozicion pune, si dhe njoftimi i kandidatëve të tjerë të renditur me pikë më t
ë ulëta se fituesi, duke iu lënë 2 ditë afat për paraqitjen e ankesave të mundshme, brenda datës 17.01.2022.