Pyetjet më të shpeshta

1.Cfarë funksioni ka ABP?

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në vijim “Agjencia”, organizohet dhe funksionon si institucion qendror, person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit të Brendshëm, në vijim ministri, me seli në Tiranë.

Agjencia, si organ qendror blerës, i autorizuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ka si mision kryerjen e procedurave të prokurimit të fondeve buxhetore me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve të përcaktuara në aktin nënligjor përkatës.

2.Cfarë është unifikimi I standardeve ?

Agjencia unifikon specifikimet teknike për mallra dhe shërbime të të njëjtit lloj, në përputhje me standardet e miratuara, në bashkëpunim me specialistët e fushave të institucioneve përgjegjëse ose specialistë të jashtëm, vendës a të huaj, dhe harton katalogët e standardeve, të cilët miratohen me udhëzim të ministrit.

3.Ku konsiston monitorimi I kontratës ?

Agjencia monitoron në çdo kohë zbatimin e kontratave nga autoritetet kontraktore. Në përfundim të monitorimit harton një raport për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratës, një kopje e të cilit i dërgohet Agjencisë së Prokurimit Publik.

4.Cfarë janë marrëveshjet kuadër? Cfarë lloji janë ?

Linku i udhëzimit 6 tek app.gov.al

5.Nëse kam një ankesë ku duhet të ankohem?

Prane Agjencisë sonë është drejtoria e ankesave e cila shqyrton ankesën e operatorit ekonomik.

Pasi merret një vendim nga drejtoria e ankesave , operatori ekonomik ka të drejtën ti drejtohet KPP, në qoftëse ka kundërshtime në idhje me vendimet e kësaj drejtorie.