Misioni dhe objektivat

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në vijim “Agjencia”, organizohet dhe funksionon si institucion qendror, person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit të Brendshëm, në vijim ministri, me seli në Tiranë. Agjencia, si organ qendror blerës, i autorizuar me vendim të Këshillit të Ministrave, ka si mision kryerjen e procedurave të prokurimit të fondeve buxhetore me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve të përcaktuara në aktin nënligjor përkatës. Ka buxhetin e vet, i cili është pjesë e buxhetit të Ministrisë së Brendshme.Agjencia ka stemën dhe vulën zyrtare. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë me shënimet: “Republika e Shqipërisë, Ministria e Brendshme, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë. Agjencia drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e kësaj Agjencie dhe përgjigjet para ministrit. Ajo ndahet në katër drejtori të tjera të cilat janë :
  • Drejtoria  Standardeve dhe e Monitorimit të Cilësisë,
  • Drejtoria Teknike,
  • Drejtoria e Zhvillimit të Prokurimeve dhe
  • Drejtoria e Ankesave.