Miresivini ne faqen e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Drejtoria Teknike

Drejtoria Teknike është e ndarë në tre sektorë dhe  kryen procedura prokurimi për të lidhur kontratë dhe jo marrëveshje kuadër, ka këto detyra dhe përgjegjësi:

1-Të zhvillojë procedurat për prokurimin e përqendruar të këtyre mallrave dhe shërbimeve deri në shpalljen e fituesit;

2-Të bashkërendojë punën me autoritetet kontraktore për mbledhjen e përpunimin e të dhënave për   prokurimet publike, që do të zhvillojë  si organ qendror blerës;

3-Të verifikojë përputhshmërinë e kërkesave të dërguara nga autoritetet kontraktore me ligjin dhe standardet në fuqi;

4-Të përllogaritë fondin limit për përcaktimin e të dhënave sasiore për mallrat dhe shërbimet, që do të prokurohen, para publikimit të tenderit. Në këto raste, organi qendror blerës vë në dijeni autoritetet kontraktore;

Për të marrë më shumë informacion mund të dërgoni një email tek adresa: teknike.abp@mb.gov.al 

Me te fundit