Detyra Kryesore

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara është person juridik publik i krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 81 datë 14.02.2018,  i cili organizohet dhe funksionon në varësi të Ministrit të Brendshëm.

Agjencia kryen detyrat, si më poshtë vijon:

Në rastin kur kryen procedura prokurimi për të nënshkruar marrëveshje kuadër:

a) zhvillon procedurat e prokurimit deri në nënshkrimin e marrëveshjes kuadër;
b) përllogarit fondin limit për mallrat dhe shërbimet që do të prokurohen;
c) unifikon specifikimet teknike për mallra dhe shërbime të të njëjtit lloj, në përputhje me standardet e
miratuara, në bashkëpunim me specialistët e fushave, të institucioneve përgjegjëse ose specialistë të
jashtëm, vendas a të huaj, dhe harton katalogët e standardeve të cilët miratohen me udhëzim të ministrit;
ç) shqyrton ankesat e operatorëve ekonomikë deri në nënshkrimin e marrëveshjes kuadër;
d) në rast se autoritetet kontraktore kanë kërkesa për kryerjen e procedurës së prokurimit, pasi është bërë
publikimi i njoftimit të kontratës së prokurimit, Agjencia verifikon arsyet e vonesës, shpall procedurën e re
të prokurimit për këto kërkesa dhe njofton Agjencinë e Prokurimit Publik;
dh) monitoron, në çdo kohë, zbatimin e kontratave nga autoritetet kontraktore dhe për këtë qëllim harton
një raport për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratës, një kopje e të cilit i dërgohet Agjencisë së
Prokurimit Publik.

Në rastin kur Agjencia kryen procedura prokurimi për të lidhur kontratë, ka këto detyra dhe përgjegjësi:

a) Zhvillon procedurat e prokurimit të përqendruar të mallrave dhe të shërbimeve deri në shpalljen e fituesit;
b) Bashkërendon punën me autoritetet kontraktore për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave për
prokurimet publike që do të zhvillojë si organ qendror blerës;
c) Unifikon specifikimet teknike për mallra dhe shërbime të të njëjtit lloj, në përputhje me standardet e
miratuara, në bashkëpunim me specialistët e fushave të institucioneve përgjegjëse ose specialistë të
jashtëm, vendas a të huaj, dhe harton katalogët e standardeve, të cilët miratohen me udhëzim të ministrit;
ç) Verifikon përputhshmërinë e kërkesave të dërguara nga autoritetet kontraktore me ligjin dhe standardet
në fuqi;
d) Përllogarit fondin limit për përcaktimin e të dhënave sasiore për mallrat dhe shërbimet që do të
prokurohen, para publikimit të tenderit, dhe vë në dijeni autoritetet kontraktore;
dh) Shqyrton ankesat e operatorëve ekonomikë deri në shpalljen e njoftimit të fituesit;
e) Në rast se autoritetet kontraktore kanë kërkesa për kryerjen e procedurës së prokurimit, pasi është bërë
publikimi i njoftimit të kontratës së prokurimit, Agjencia verifikon arsyet e vonesës, shpall procedurën e re
të prokurimit për këto kërkesa dhe njofton Agjencinë e Prokurimit Publik;
ë) Monitoron në çdo kohë zbatimin e kontratave nga autoritetet kontraktore. Në përfundim të monitorimit
harton një raport për korrektësinë dhe cilësinë e zbatimit të kontratës, një kopje e të cilit i dërgohet Agjencisë
së Prokurimit Publik.