Miresivini ne faqen e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara
NJoftime

Takim i hapur për unifikimin e specifikimeve teknike me objekt prokurimi “Blerje orendish dhe pajisjesh për mobilim zyrash”

Njoftim:

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, (ABP) në cilësinë e Organit Qendror Blerës, në zbatim të VKM-së nr. 82/2018 kryen në mënyrë të përqendruar procedurën e prokurimit me objekt: “Blerje orendish dhe pajisjesh për mobilim zyrash”.

Aktualisht ABP është në fazën e hartimit të draft-katalogut për unifikimin e specifikimeve teknike për këtë objekt prokurimi.

Sa më sipër, informojmë operatorët ekonomikë, që operojnë në treg ose që kanë marrë pjesë në procedura të ngjashme prokurimi, se në datën 25.03.2019 në orën 11:00, pranë zyrave të ABP-së, në Ministrinë e Brendshme, do të zhvillohet një takim në të cilin do të diskutohet lidhur me hartimin e draft-katalogut, unifikimin e specifikimeve teknike dhe problematikat rreth kësaj procedure prokurimi.

Me te fundit