Miresivini ne faqen e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara
Të tjera

Njoftim në lidhje me takimin e operatorëve ekonomikë për të kryer unifikimin e specifikimeve teknike, pra standardizimin me objekt: “Blerje materialesh të ndryshme për pastrim”.

 

Në bazë të VKM-së nr 82. Datë 14.02.2018 është vendosur për  “Ngarkimin e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, si organ qendror blerës, për prokurimin e fondeve buxhetore, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive, institucioneve në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës, për blerjen e mallrave dhe të shërbimeve”, dhe konkretisht në pikën 1.5 është parashikuar procedura e prokurimit me objekt “Blerje materialesh të ndryshme për pastrim”.

Në pikën 6 të VKM-së nr 82/2018 parashikohet : “Agjencia e Blerjeve të Përqendruara duhet të unifikojë specifikimet teknike për mallra dhe shërbime të të njëjtit lloj, në përputhje me standardet e miratuara, në bashkëpunim me specialistët e fushave të institucioneve përgjegjëse ose specialistë të jashtëm, vendës a të huaj, e të hartojë katalogët e standardeve, të cilët miratohen me udhëzim të ministrit të Brendshëm”. Drejtori i Përgjithshëm, ka ngritur grupin e punës, për të kryer unifikimin e specifikimeve teknike, pra standardizimin e tyre si dhe për të hartuar katalogun, i cili miratohet me vendim të Ministrit të Brëndshëm.

Gjithashtu, si pale e interesuar për ketë proces, Drejtoria e Standardeve dhe Monitorimit te Cilësisë, do te zhvilloje një takim te hapur ditën e mërkure date 14.11.2018 ora 11:00 ne Ministrinë e Brendshme.

 

 

 

Me te fundit