Miresivini ne faqen e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara
Trajnime

SIGMA TRAINING (15.05.2018)

Ne lidhje me trajnimin e kryer nga Sigma  me date 15.05.2018 me pjesëmarrjen e Peder Blomberg dhe Ivana Franjkovic. Gjithashtu u  trajtuan temat mbi  sfidat , te mirat e formimit te kësaj agjencie  si edhe problematikat e mundshme qe mund te shfaqen gjate procesit te prokurimit.

Ne trajnim u trajtuan edhe tema te tjera sic ishin Katalogët Elektronike, një teme tepër e rëndësishme ne fazën aktuale dhe te ardhme te Agjencisë se Blerjeve te Përqendruara. U diskutua mënyra e përshtatjes se formateve te standardeve te vendeve Evropiane ne mënyre qe te lehtësoje përdorimin nga te gjithë .

Përdorimi i katalogëve elektronike te mallrave është tepër i rëndësishëm ne mënyre qe te mund te ketë transparence , informacion dhe lehtësi ne përdorim  nga ana e Autoriteteve Kontraktore.

Një tjetër teme qe u diskutua ne trajnim ishte përcaktimi i mënyrës me te mire te komunikimit prej  Agjencisë  se Blerjeve te Përqendruara me autoriteteve kontraktuese .Ky komunikim është një ure lidhëse qe mund te lehtësoje punën dhe te lejoje me shume transparence si dhe krijon mundësinë për me tepër bashkëveprim midis palëve duke i dhëne mundësinë edhe palëve qe nëpërmjet  platformës elektronike  te japin një kthim te informacionit ne kuadër te përmirësimit te cilësisë se procesit te prokurimit .

 Gjate takimit u diskutua edhe përdorimi i platformës IT për te vendosur  katalogët elektronike si edhe njoftimet dhe informacionin e nevojshëm ne lidhje me prokurimet .

Ndërtimi i një platforme te mire te elektronike  shërben për  te rritur transparencën  dhe  do te jete tepër i vlefshëm ne ndërveprimin midis palëve te përfshira si dhe për proceset e prokurimit qe prej fazës se pare te kontrollit te standardeve me tej për specifikimet teknike duke vazhduar tek zhvillimi i prokurimit  dhe shqyrtimit te ankesave  nëse do te ketë për te vazhduar me tej ne monitorimin e kontratave .

Ne një te ardhme formimi i platformës elektronike do te shërbeje për te nxjerre statistika dhe për te bere analiza te plota ecurisë se procesit .

Me te fundit